Klinika Universitare për Pulmologji ka realizuar për të gjashtin vit me radhë procesin e përzgjedhjes së punonjësve më të dalluar për vitin 2025, një aktivitet që tashmë është shndërruar në traditë dhe ka për qëllim vlerësimin e kontributit profesional dhe njerëzor të stafit të saj.
Vlerësimi u krye në shtatë kategori, duke përfshirë: mjekun më të mirë, infermierin/infermieren më të dalluar, sanitarin, higjienisten, punonjësin administrativ, teknologun e RTG-së / teknikun laboratorik / fizioterapistin, si dhe njësinë organizative më të suksesshme, ku bëjnë pjesë repartet, ambulancat, sallat dhe administrata.
Procesi i votimit u mbajt më 2 shkurt 2026 dhe u zhvillua në mënyrë anonime, me pjesëmarrje të stafit nga të gjitha ndërrimet e punës. Votimi u organizua në mënyrë të rregullt dhe transparente, përmes fletëvotimeve zyrtare të shpërndara sipas njësive organizative.
Fituesit në gjashtë kategoritë individuale do të marrin mirënjohje institucionale, dhurata simbolike dhe shpërblim financiar në vlerë prej 200 euro për secilën kategori.
Përmes kësaj nisme synohet forcimi i motivimit, nxitja e bashkëpunimit brenda ekipit dhe vlerësimi i përkushtimit dhe profesionalizmit të të punësuarve në sektorin e shëndetësisë.
Punonjësit e shpallur më të dalluar për vitin 2025:
Mjekja më e dalluar: As. dr. Angjela Debreshlioska
Tekniku mjekësor më i dalluar: Tek. med. Bojan Miov
Transportuesi më i dalluar: Elham Bajrami
Higjienistja më e dalluar: Daniela Velkovska
Punonjësi administrativ më i dalluar: Rilind Sadiku
Teknologu radiologjik më i dalluar: Tek. rad. i dipl. Igor Risteski
Njësia organizative më e suksesshme: Reparti për veprimtari specialistiko-konsultative – ambulanca
Punëtore me kontribut të veçantë: Elizabeta Sajkova Angelovska










