9.8 C
Skopje
Tuesday, November 4, 2025

Kirurgu shqiptar që po bën mrekulli në Maqedoni!

 

Në Shkupin e lashtë, në korridoret e Spitalit “8 Shtatori” (ish Spitali Ushtarak), çdo ditë ndodh një betejë për jetën – dhe në krye të saj qëndron një emër që na bën të gjithëve krenarë: Dr. Ridvan Bajrami! 🇦🇱

Ky kirurg me përvojë më shumë se 20 vite, i formuar në universitetet më të njohura të Turqisë dhe Gjermanisë, është më shumë se një mjek – ai është simbol i shpresës për pacientët që vijnë në prag të humbjes së shpresës.

Me duart e tij të arta, Dr. Bajrami çdo ditë kryen operacione abdominale nga më të ndërlikuarat, përfshirë kanceret e zorrës së trashë, me metodat më moderne dhe laparoskopike, duke u dhuruar pacientëve JO vetëm jetën, por edhe dinjitetin që ata meritojnë.

👨‍⚕️ Çdo mëngjes, ai përgatit planin më të mirë për operacionet që do të kryejë atë ditë – pa zgjedhur kush është më i njohur apo më i varfër – për të gjithë ka një vend në zemrën e këtij burri fisnik.

Por Dr. Ridvan Bajrami nuk është vetëm një kirurg i jashtëzakonshëm – ai është një nga djemtë e lavdishëm të UÇK-së në vitin 2001, që luftoi për lirinë dhe dinjitetin e kombit shqiptar! Sot, ai vazhdon betejën e tij, por këtë herë, në frontin e jetës dhe shëndetit të pacientëve.

🩺💪 Nga Shkupi për mbarë shqiptarinë – Dr. Bajrami është mishërimi i përkushtimit, humanizmit dhe suksesit profesional.

🗣️ Shpërndaje këtë histori që të gjithë ta njohin këtë hero të heshtur të kirurgjisë shqiptare!
/Mak news/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit