Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Oezkan Ulutash, është takuar të mërkurën me drejtoreshën ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – një organizatë joqeveritare që luan rol kyç në mbështetjen e viktimave të torturës dhe traumave të luftës në Kosovë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, një nga temat kryesore të diskutimit ishte ndikimi afatgjatë i dhunës seksuale të lidhur me konfliktin, e cila preku mijëra njerëz gjatë luftës – gra, vajza, burra dhe djem të të gjitha përkatësive etnike.
“COMKFOR rikonfirmoi rëndësinë e kuptimit të këtyre dinamikave komplekse shoqërore, në përputhje me mandatin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në njoftim.



