8.8 C
Skopje
Sunday, October 26, 2025

Këto janë dy produktet që Kosova i eksportoi më së shumti në Amerikë

Pas dyshekëve, produkti i dytë më i eksportuar nga Kosova në Amerikë gjatë vitit që lamë pas janë artikuj të veshjeve për burra dhe gra, e ku vlera totale e këtyre produkteve të eksportuara ka kapur vlerën në 9.2 milionë euro.

Gjithashtu edhe gjatë vitit 2022 produktet e njëjta kanë qenë vendin e dytë sa i përket eksportit në Kosovës në këtë shtet më rreth 7,6 milionë euro.

Po ashtu edhe në vitin 2021 artikuj të veshjeve për burra dhe gra kanë zëne vendin e dytë për nga vlera e eksportit më këtë shtet me rreth 4,2 milionë euro.

Sipas të dhënave zyrtare shihet se produkti tretë më i eksportuar në SHBA gjatë vitit 2023 janë artikuj prej gizës dhe çelikut me mbi 1,8 milionë euro eksport, në vitin 2022 ushqimi për kafshë ka qenë produkti i tretë më i eksportuar në këtë shtet mik me rreth 847 mijë euro, deri sa produkti i tretë më i eksportuar në SHBA gjatë vitit 2021 kanë qenë veshjet e përdorura më 4,2 milionë euro vlerë.

Gjithmonë referuar të dhënave të Doganës së Kosovës shihet se produkti i katër më i eksportuar në SHBA gjatë vitit 2023 ka qenë ushqimi për kafshë në vlerë prej 630 mijë euro, në vitin 2022 produkti katër më i eksportuar janë artikujt e veshjeve më 570 mijë euro, deri sa produkti i katër më i eksportuar në SHBA gjatë vitit 2021 janë artikuj prej me rreth 850 mijë euro vlerë.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës shihet se produkti i pestë sa i përket vlerës së eksportit në SHBA janë plastika dhe produkte prej saj më 627 mijë euro vlerë, në vitin 2022 produkti i pestë më i eksportuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë mjetet e transportit me rreth 430 mijë euro, deri sa produkti i pestë më i eksportuar në SHBA gjatë vitit 2021 ka qenë pijet alkoolike dhe ufulla me rreth 411 mijë euro eksport.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit