Shkup, 3 dhjetor – Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut (BFI) ka paralajmëruar ardhjen e imamit të Qabes, Shehj Mahir Muajkali. Ai pritet të jetë këtu deri në fund të javës.
“Të nderuar besimtar musliman, ju njoftojmë se nga data 04. Dhjetor deri më datë 08. Dhjetor kemi nderin të kemi mysafir special imamin e mirënjohur të Qabes së bekuar Shejh Mahir Muajkalin në Maqedoninë e Veriut. Kjo vizitë është historike pasi një imam i Qabes së bekuar përherë të pare viziton vendin tone dhe institucionet e Bashkësisë Fetare Islame”, njoftoi BFI-ja.
Imami i Qabes më 4 dhjetor do të jetë te Xhamia e Re e Lagjes së Trimave (Kumanovë) për të falën namazin e akshamit, ndërsa jacinë në Xhaminë Tatar Sinan Pasha (Kumanovë). Të nesërmen, për namazin e sabahut do të jetë te xhamia e re në Çair (Shkup), për namazin e xhumasë do të jetë te xhamia “Mustafë Pasha” në Shkup, për aksham te “Xhamia e Sahatit” në Gostivar dhe jacinë te xhamia e mahallës në Gostivar.
Më 6 dhjetor, namazin e sabahut do ta fal te xhamia “Isa Beu” në Shkup, ndërsa akshamin dhe jacinë në Tetovë, te xhamia “Eski” dhe “Xhamia e Larme”. (Portalb)





