Këshilli i Qytetit të Shkupit, debat mbi ndotjen e ajrit

Këshilli i Qytetit të Shkupit debat për masat e mundshme që përmirësojnë cilësinë e ajrit në kryeqendër. Ky vend po ngulfatet dhe kanos rrezik të drejtpërdrejtë në shëndetin e qytetarëve, sfidë që kërkon reagim në mënyrë të koordinuar, thotë këshilltari Daim Luçi, i cili  si opsion përmend subvencionet me pompa termike dhe energji elektrike, si masa të domosdoshme për uljen e lartësisë së ajrit të ndotur.

“Ndotja e ajrit nuk është as punë djathtiste e as majtiste. Smogu nuk njeh kufi komunal e as ndarje partiake e etnike. Kjo çështje duhet të depolitizohet urgjentisht. Sot bëj kërkesë për mobilizim të të gjitha komunave, Qeverisë, shoqërisë civile dhe qytetarëve, se pa veprim kjo luftë s’do të fitohet. Ekzistojnë zgjidhje, por duhet të ekzistojë  edhe vullnet, në radhë të parë nga Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Qeverinë, që të gjendet zgjidhje për ngrohje të gjelbër.”, – deklaroi këshilltari, Daim Luçi.

Katerina Canevska kërkon që ky debat të zhvishet nga situatat që bëjnë ndarjen e këshilltarëve, ngaqë sipas saj, problemi me ajrin e ndotur kalon mbi të gjitha  ndasitë dhe përkatësitë e ndryshme civile.

“Duhet të bisedohet hapur, të identifikohen problemet dhe të gjendet mënyrë për zgjidhjen e tyre. Për këtë arsye kërkuan thirrjen e kësaj seance të jashtëzakonshme. Por, apeloj që këtë  seancë mos ta shndërrojmë në teatër  dhe arenë politike, ku do të kishte akuza dhe ndarje, sepse kjo na tangon të gjithëve, ndërkaq ajri i ndotur dhe rastet e vdekjeve nuk njohin përkatësi partiake.”, – theksoi këshilltarja, Katerina Canevska.

Kryetari  i Këshillit të Shkupit kërkoi masa për në shkolla dhe çerdhe dhe ngrohje amvisërie sipas standardeve evropiane.

“Kemi dy beteja njëkohësisht. E para, urgjentisht të sigurojmë ajër të pastër në hapësirat, ku qëndrojnë kategoritë e rrezikuara gjatë dimrit, ndërkaq e dyta, nuk do ta quaja betejë, por luftë, është të vendojmë baza të mira luftarake me ajrin e ndotur në qytetin tonë. Duhet të sigurojmë ventilim dhe filtrim adekuat të ajrit përmes sistemit klimatik për ngrohje dhe freskim nëpër çerdhe, shkolla dhe spitale.”, – u shpreh kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Dame Dimitrovski.

Këshilltarët përmenden edhe automjetet si ndotës atmosferikë përmes emetimit të gazrave dhe moskujdesin gjatë ndërtimit të banesave kolektive pa iu përmbajtur masave për mbrojtjen e ambientit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit