4.8 C
Skopje
Tuesday, December 16, 2025

Këshilli i BE-së, Maqedonisë së Veriut: Zbatoni ndryshimet kushtetuese dhe reformat

Këshilli i Bashkimit Evropian mirëpret faktin që integrimi evropian mbetet një objektiv strategjik i Maqedonisë së Veriut dhe i bën thirrje të intensifikojë përpjekjet e saj për të çuar përpara reformat që lidhen me BE-në. Kjo thuhet, ndër të tjera, në draft-përfundimet e Këshillit të Zgjerimit të BE-së, përpara samitit të Unionit dhe udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, i cili do të zhvillohet nesër, më 17 dhjetor në Bruksel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke kujtuar përfundimet e korrikut 2022, Këshilli vëren se Maqedonia e Veriut ende nuk i ka miratuar ndryshimet kushtetuese për të cilat është zotuar.

“Këshilli konfirmon gatishmërinë e tij për të thirrur një konferencë tjetër ndërqeveritare, pa vonesa të mëtejshme ose vendime shtesë politike, pasi Maqedonia e Veriut të ketë zbatuar këtë angazhim, në përputhje me procedurat e saj të brendshme”, thuhet në dokument, përcjell “REL”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit