Këshilli Gjyqësor ia mori imunitetin gjyqtarit të Apelit Gjoko Ristov, i aprovohet arresti shtëpiak

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në seancë urgjente me 10 vota “pro” ia mori imunitetin gjyqtarit të Apelit, Gjoko Ristov dhe e miratoi propozimin për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, me kërkesë të Gjykatës Themelore Publike Shkup. Anëtarët e Këshillit Gjyqësor me 10 vota “pro” vendosën që gjykatësi Ristov përkohësisht të largohet nga ushtrimi i detyrës së gjyqtarit.

Gjyqtari i dyshuar i apelit akuzohen për veprat penale të fitimit dhe fshehjes së paligjshme të pasurisë (neni 359-1 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1), dhe larje parash dhe të ardhura tjera nga krimi (neni 273 paragrafi 1) sepse në shtëpinë e prindërve të tij në Negotinë, policia ka gjetur 350.000 euro të ngulitura në mur, për të cilët ekziston dyshimi se janë fituar në mënyrë të paligjshme.

Paraprakisht sot, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionin te gjyqtari i procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Publike në Shkup dorëzoi propozim që gjyqtarit të dyshuar Ristov t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak.

Përveç kësaj mase, siç plotësuan, është propozuar edhe përcaktimi i masës së kujdesit – marrja e përkohshme e pasaportës ose ndonjë dokumenti tjetër për kalim të kufirit shtetëror, përkatësisht ndalesë për lëshimin e tij.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit