Për të dytën ditë me radhë, punonjësit e Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime” dhe të kompanive “Florakom” dhe “Luna” po shprehin pakënaqësinë e tyre për pagën e pashlyer të muajit shtator, duke bllokuar të dy hyrjet e kësaj ndërmarrjeje.
Ata paralajmërojnë se protestat do të vazhdojnë deri të premten, nga ora 9 deri në 11 paradite, me bllokimin e hyrjeve të ndërmarrjes në Shkup. Nëse paga nuk paguhet deri të premten, punonjësit janë të gatshëm të radikalizojnë protestat duke bllokuar bulevardet dhe kryqëzimet në Qytetin e Shkupit./TV21