Kërcënohet me jetë drejtori në Strugë, pasi kap në dyshim për vepër penale të punësuarën

 

Drejtori i N.P. “Eko Struga” Abduladi Shazinanoski, sot në objektin e ndërmarrjes është kërcënuar me jetë nga babai i një të punësuare.

 

Siç ka spjeguar drejtori i Parkingjeve në Strugë, Shazimanoski, disa ditë më parë, njëra nga të punësuarat e ndërmarrjes, ka tentuar ti imponojë dokumente për nënshkrim, me data arkivimi të vjetra e të dyshimta, ai e ka informuar atë se kjo është vepër penale dhe do ta denoncojë në organet e rendit.

 

Për shkak të kësaj, sot para objektit të ndërmarrjes, është gjindur babai i të punësuarës, i cili, në prezencë të të punësuarve, pasi e ka fyer dhe sharë rëndë drejtorin, në fund e ka kërcënuar me jetë.

 

Drejtpri Abduladi Shazimanoski ka tentuar ta qetësojë dhe të flasin qetë, por ai ka vazhduar kërcënimet dhe është larguar duke thekduar fjalët “Keq për ty do të jetë, nuk më njeh ti kush jam unë, do të mbyll edhe ty!

 

Pas kësaj drejtori e ka denoncuar rastin në polici, e cila ka reaguar menjëherë dhe ka marrë edhe dëshmi të të punësuarve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit