Më 10.02.2026, rreth orës 02:45, në SPB Shkup, nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore është denoncuar se në një shtëpi në zonën e Bit Pazarit në Shkup, pas mbërritjes së ekipit të përbërë nga mjeku, infermierja dhe shoferi për të dhënë ndihmë mjekësore ndaj një gruaje (të cilën e gjetën pa shenja jete), bashkëshorti i të ndjerës E.B. (40) dhe vëllai B.N. (39), të dy nga Shkupi, kanë drejtuar kërcënime ndaj tyre. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë paditë përkatëse.



