16.8 C
Skopje
Wednesday, November 12, 2025

Keqpërdorimet në Ndërmarrjet Publike, Gjorgjievski: Dokumentacioni në duart e policisë financiare

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka realizuar takim me policinë financiare ku i ka dorëzuar të gjitha informacionet dhe dokumentet për keqpërdorime në ndërmarrjet publike, respektivisht për pagesën e rrogave për persona që nuk janë paraqitur fare në punë për muaj apo vite me radhë. Deri tani nga ndërmarrjet publike janë larguar rreth 500 persona por ky numër pritet të rritet njoftoi Gjorgjievski. Mes tyre ka edhe persona të burgosur.

“Absolutisht hedhë poshtë trillime që shpërndahen në opinion se ato janë persona që janë munduar dhe kanë shkuar në punë e kështu me radhë. Ato janë njerëz të cilët me muaj e disa me vite nuk kanë shkuar në punë por kanë marrë paga. Ka atje njerëz të cilët madje ndodhen në paraburgim shtëpiak apo janë të burgosur. Paramendoni kanë marrë paga nga Qyteti i Shkupit. Ka dhe shërbime intelektuale kamionë të aktivizuar me shuma astronomike të paguara për persona fizik të cilët gjoja kanë punuar për Higjienën Komunale. Sot nuk kemi më marrëveshje të tilla por nuk kemi as kontejnerë të stërmbushura. Në të kaluarën ngulfateshim në mbeturina”, deklaroi Orce Gjorgjievski – Kryetar i Shkupit.

Gjorgjievski kërkon përgjegjësi edhe për udhëheqësit e sektorëve të cilët kanë miratuar marrëveshje pune për persona që nuk kanë punuar fare.

“Nuk mjafton vetëm momenti që dikush ka bërë keqpërdorime duke marrë paga. Këtu duhet të ketë dhe përgjegjësi komanduese për gjithë atë që është nënshkruar por edhe për drejtorin që e ka miratuar në fund të ditës. Nuk mundem unë në Qytetin e Shkupit të lejoj të ketë 50 persona të tillë hipotetikisht, ndërsa përgjegjësi të kenë vetëm ato persona dhe ti kthejnë të hollat. Këtu ka përgjegjësi komanduese të cilën institucionet duhet ta zbatojnë”, tha Orce Gjorgjievski – Kryetar i Shkupit.

Dje ish kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska përgënjeshtroi Gjorgjievskin për keqpërdorime dhe borxhe nëpër ndërmarrjet publike dhe i bëri thirrje atij t’i publikojë të gjitha emrat dhe dokumentet që posedon. Gjorgjievski theksoi se është në komunikim me Agjencinë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe nëse ka nevojë do t’i publikojë dhe emrat. Dëshmitë ashtu siç i kërkoi edhe vet kryeprokurori Lupço Kocevski, do t’i dorëzojë edhe në Prokurorinë Publike./Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit