14.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Keqpërdori 23 vjeçaren për prostitucion, arrestohet 48 vjeçari nga Tetova

Me propozim të prokurorit publik, u zgjat paraburgimi për të dyshuarin 48 vjeçar, për shkak ndërmjetësimit të tij në prostitucion.

“Ka filluar procedurë kundër një 48-vjeçari të dyshuar për veprën penale të ndërmjetësimit në prostitucion sipas nenit 191, paragrafi 2 i Kodit Penal”, njoftoi Prokuroria Publike e Tetovës.

Prokuroria sqaroi që viktima 23 vjeçare është vendosur në një qendër transiti për të huaj deri në zbardhjen e rastit.

“I dyshuari e ka kryer veprën penale disa herë gjatë dy muajve të fundit, duke i siguruar klientë një shtetaseje 23-vjeçare të Kosovës që qëndronte në motelin e tij. Ajo i paguante shërbimet seksuale dhe pjesën më të madhe të fitimeve ia jepte të dyshuarit”, raportoi Prokuroria.

Polici i SPB Tetovë, Bekim Ismani, që e shpëtoi më 24 korrik 23 vjeçaren nga vetëvrasja, do të shpërblehen nga Ministria për Punë të Brendshme. Ai e parandaloi vetëvrasjen e vajzës në momentin që tentoi të hidhej nga dritarja e motelit në Tetovë.

Policia ndërkohë njoftoi se është arrestuar burri L.K. nën dyshimet për kryerje të prostitucionit. (Portalb.mk)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit