7.8 C
Skopje
Thursday, October 16, 2025

Kemal Muriq: Për shkak të kërcënimeve të Danella Arsovskës, bashkë me familjen do ta braktisi vendlindjen

“E gjithë familja. Fëmijët e mi dhe bashkëshortja, e gjithë familja jonë kemi vendosur të largohemi. Për shkak se kam qenë si udhëheqës i protestave të transportuesve privat. Do të punoj shofer i autobusëve urban, në qytetin Vizbaden, Gjermani”, kështu ka deklaruar në intervistën për Ora24.tv dhe ALmakos, Kemal Muriq,  i cili për 30 vite ka punuar në njërën nga kompanitë E transportuesve privat të Qyteti të Shkupit “Slloboda prevoz”.

Sipas tij, Arsovska ka kërcënuar transportuesit privat që ta përjashtojnë nga bashkëpunimi autobusin e vëllaut të tij, vetëm pse ka qenë udhëheqës i protestave të transportuesve privat, dy vite më parë, për shkak të borxhit që u kishte qyteti i Shkupit.

“Në negociatat dhe bisedimet me të, (Danella Arsovskën,) drejtpërdrejtë kanë pasur kërcënime nga ana e saj që subjekti juridik dhe autobusi që është në pronësi të vëllaut tim Kenan Muriq i cili jeton në adresë tjetër edhe sipas letërnjoftimit por, siç thash, edhe unë i punësuar në administratën e “Slloboda prevoz”-it, ju jep ndalesë se nëse ai subjekt juridik dhe autobus paraqiten në dokumentacionin me dokumentet tuaja nuk do të merrni asgjë, do të mbeteni në rrugë”, ka deklaruar Muriq.

Ai thotë se këto kërcënime të Arsovkës ia kanë transmetuar gojarisht kolegët e tij.

“Transportuesit nga “Jofi bus” në  mars të vitit 2023 dhe në një piceri në Autokomandë më kumtojnë se kështu-kështu është puna dhe kërcënimi është nga Danella Arsovska. Na vjen shumë keq, por nuk mundemi të të pranojmë. Dhe tani më kuptoni edhe mua. Ju them, ata e dinë se autobusi është i vëllait tim, prind i tre fëmijëve minoren. Thash si mundet kështu? Pse? Të marrim pjesë edhe ne. Le të japë shpjegim me shkrim se pse refuzon, megjithatë jo, ai është kërcënim personal që ma ka transmetuar drejtpërdrejtë zotëriu Jovica Zafirovski, drejtor i “Jofi bus” në prezencë të 10-12 anëtarëve të tjerë të Bordit drejtues”, tha Kemal Muriq gjatë intervistës.

Muriq shtoi se vëllait të tij nuk i është paguar edhe borxhi të cilin Qyteti i Shkupit ia ka pasur ndaj transportuesve privat ndërsa lënda është në proces gjyqësor. Sipas Muriq, vëllau i tij është dëm kolateral pasi nuk ka pasur asnjë faj dhe asnjë lidhje me organizimin e protestave./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit