11.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Katër persona dhe një kompani të paditur për zjarrin në Trubarevë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj katër individëve dhe një kompanie me seli në Trubarevë, pas zjarrit që shpërtheu më 13 shtator në një objekt që merrej me përpunimin e mbeturinave elektronike. Ata akuzohen për rrezikim të mjedisit dhe natyrës me mbeturina, në kundërshtim me Ligjin për menaxhimin e mbetjeve.

Njëri nga të dyshuarit punonte në objekt pa kontratë pune. Prokuroria ka kërkuar heqjen e pasaportave, ndërsa Gjykata Penale caktoi paraburgim 48-orësh, i cili u kërkua të zgjatet.

Gjatë incidentit nuk pati të lënduar, por 13 intervenime mjekësore u realizuan në zonë për shkak të ndotjes, përfshirë transportin e një personi në spital dhe një të palëvizshmi në banesë tjetër.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit