Në Zgjedhjet lokale 2025, katër gra kanë arritur ta marrin besimin e qytetarëve dhe të zgjedhen kryetare në komunat e tyre – një në rrethin e parë dhe tre në rrethin e dytë.
Në rrethin e parë, kryetarja e vetme e zgjedhur ishte Beti Stamenkoska Trajkovska nga VMRO-DPMNE, e cila do ta udhëheq Komunën e Kisella Vodës.
Në rrethin e dytë, mandat të dytë fitoi Sonja Stamenkova në Komunën e Makedonska Kamenicës, e mbështetur nga Koalicioni “Zgjedhje lokale 2025 – LSDM”.
Mandat të kryetares në rrethin e dytë fituan edhe kandidatet e Koalicionit “Maqedonia Jote” – VMRO-DPMNE”, Marija Naceva në Komunën e Negotinës dhe Natalia Dimitrieva në Komunën e Demir Kapisë.
Në këto zgjedhje kishte gjithsej 309 kandidatë për kryetarë komunash, nga të cilat vetëm 32 ishin gra (10.35%).
Më shumë kandidate – tre – kishte në Prilep, ndërsa nga dy kanë kandidatuar në Manastir, Veles, Karposh, Kisella Vodë, Negotinë dhe Qendër.
Në 16 komuna dhe Qytetin e Shkupit kishte vetëm nga një grua kandidate.
Në pjesën më të madhe të komunave gratë nuk ishin fare të pranishme në fletëvotime.





