12.8 C
Skopje
Monday, November 10, 2025

Kasami:Investim mbi 70 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Klinike moderne në Tetovë

Kryetari i Komunës, Bilall Kqsami, njoftoi sot se mbi 70 milionë euro do të investohen në ndërtimin e një Qendre Klinike moderne në qytetin e Tetovës.

Sot, në një takim me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, dhe drejtorin e institucionit, Erzen Elezi, u hodh hap i parë për modernizimin e plotë të këtij kompleksi shëndetësor, që pritet të sjellë një epokë të re për qytetarët e Tetovës dhe rajonit.

Kqsami theksoi se Komuna e Tetovës do të sigurojë mbështetje të plotë për realizimin e këtij projekti madhor, duke nënvizuar kalimin nga “errësira e dështimeve të së kaluarës drejt një të ardhmeje që vlen për qytetin.”

Ky investim i rëndësishëm pritet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe infrastrukturën e vendit, duke u shndërruar në një pikë kyçe për shëndetin publik në Tetovë dhe zonat përreth.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit