Kasami: Takimi i Limanit me Ahmetin pa delegim – duhet sqarim nga ministri

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, deklaroi se nuk ka pasur asnjë delegim apo komunikim nga ana e tij për takimin e ministrit Fatmir Limani me kreun e Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Në një prononcim për Alsat, Kasami tha se fotografia e publikuar nga takimi nuk dërgon mesazh të mirë për një ministër që mbetet pjesë e qeverisë ku është edhe koalicioni VLEN. Ai shtoi se Limani duhet të sqarojë arsyen e takimit, ndërsa çështja pritet të diskutohet brenda VLEN.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit