9.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

Kasami, Sveçla e Lulzim Jashari në Stamboll. Sonte manifestimi për Epopenë e UÇK-së

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ministri i brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla bashkë me Lulzim Jashari, djalin e familjes Jashari sot janë takuar në Stamboll në prag të manifestimit për Epopenë e UÇK-së.

Manifestimi “Marsi i Jasharajve dhe Gurthemeli i shtetit të Kosovës” organizohet nga shoqata shqiptare “Lidhja e Vëllazërisë Shqiptare në Turqi”.

Në këtë eveniment ku do të marrin pjesë një numër i madh i shqiptarëve që jetojnë në Turqi do të ketë program të pasur artistik me këngëtarë si Aida Doci, Shaqir Cërvadiku, Ansambli Shota etj.

Gjithashtu mysafirë të veçantë në këtë manifestim do të jenë djali i komandantit legjendar Adem Jashari, Lulzim Jashari, kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla, si dhe kryetari i Tetovës dhe i Lëvizjes BESA Bilall Kasami. (INA)

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit