-1.2 C
Skopje
Friday, December 19, 2025

Kasami: Sot në sallën e Këshillit ndamë vendime pune për ata që u mësojnë fëmijëve tanë si të ecin me mendje, jo vetëm me këmbë

Bilall Kasami në një postim në rrjetet sociale informoi për 27 vendimet e reja për mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Tetovë.

27 vendime të reja!

Mësuesit nuk japin vetëm mësim, ata ofrojnë durim, dinjitet dhe dritë në kohë të errëta.

Sot në sallën e Këshillit ndamë vendime pune për ata që u mësojnë fëmijëve tanë si të ecin me mendje, jo vetëm me këmbë. Bëhet fjalë për mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Tetovë.

Respekti për mësuesin nuk është shpërblim, është detyrim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit