Shkup, 5 shkurt – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur sot në një takim Haxhi Azbiun, të cilin e ka cilësuar si njeri të urtë dhe bujar.
Sipas Kasamit, takimi u zhvillua në një atmosferë të këndshme dhe miqësore, të mbushur me respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë.
Me këtë rast, kryetari Kasami ka shprehur falënderime edhe për analistin Ramadan Ramadani, duke vlerësuar vizitën si të bukur dhe domethënëse.
Muaj më parë gjatë konventës promovuese të koalicionit VLEN për zgjedhjet lokale, Haxhi Abziu u ngjit në skenë për të përqafuar kreun e Tetovës Bilall Kasami.



