Kasami pret ambasadorin Ulusoy në takimin lamtumirës, vlerëson bashkëpunimin me Turqinë

Advertisement

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Fatih Ulusoy.

Kasami e ka falënderuar ambasadorin turk për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë ndaj vendit gjatë mandatit të tij.

“Nder dhe kënaqësi që sot në Komunën e Tetovës, në takimin lamtumirës, të mirëpres ambasadorin e Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkëlqesinë e tij Fatih Ulusoy, të cilin e falënderova për bashkëpunimin dhe mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë”, ka deklaruar Kasami.

Sipas tij, gjatë periudhës së mandatit të ambasadorit Ulusoy, në fokus të bashkëpunimit mes dy vendeve kanë qenë lidhjet ekonomike e kulturore, si dhe investimet.

“Lidhjet ekonomike, kulturore, investimet mes dy vendeve kanë qenë gjithmonë në fokusin e bashkëpunimit dhe ambasadori Ulusoy ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë drejtim”, tha Kasami.

Kryetari i Tetovës shprehu mirënjohje për kontributin e Ulusoy dhe për mbështetjen e Turqisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

“E falënderova ambasadorin për gjithçka që ka bërë ai dhe vendi i tij për ne”, u shpreh Kasami.

Në fund, Kasami tha se pret që bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë të vazhdojë dhe të thellohet edhe më tej me ambasadorin e ri.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit