16.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Kasami përshëndet vendimin e KB për Srebrenicën, u dërgon apel politikanëve shqiptarë

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka përshëndetur vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, për gjenocidin në Srebrenicë. Ai ka dërguar edhe apel tek të gjithë politikanë shqiptarë për veprimet me Serbinë, njofton ora24.tv.

“Vendimi i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, pas tre dekadave konfirmoi gjenocidin e Srebrenicës të cilin në Ballkan ka ditur ta bëjë vetëm Serbia! E përshëndes këtë vendim dhe uroj që ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë. Po ashtu u bëj thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare që njëjtë të veprojnë edhe ndaj krimeve dhe gjenocidit që Serbia ka bërë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ndërsa shpresoj që Serbia dhe krerët e saj të pajtohen me realitetin dhe duke u ballafaquar me të kaluarën të ndërtojnë vetëm politika për fqinjësi të mirë dhe për paqe në rajon”.

Dua të dërgoj edhe një apel për të gjithë politikanët shqiptar kudo që janë, që të jenë më të matur në qëndrimet e tyre politike ndaj Serbisë dhe Vuçiqit, ndërsa të punojnë në unifikimin e politikave kombëtare në interes të shqiptarëve dhe paqes në Ballkan”, ka shkruar Kasami në FB./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit