9.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Kasami për Ora24: Me parti të inkriminuara nuk ka bashkëqeverisje – ASH do largohet

Në një prononcim ekskluziv për Ora24, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka zbuluar detaje nga bisedimet e fundit me Kryeministrin, Hristijan Mickoski, duke konfirmuar se Arben Taravari nuk do të jetë më pjesë e qeverisë dhe ndryshimet që do të ndodhin brenda koalicionit dhe qeverisë pas këtij largimi.

“Ne e kemi thënë edhe herave tjera dhe vazhdojmë të qëndrojmë në ato pozicione që bashkëpunim me BDI-në dhe qeverinë nuk ka. Këtë çështje e sqaruam edhe një herë në takimin e mbrëmshëm me Kryeministrin ku bashkarisht u dakorduam që nuk mundet të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë asnjë subjekt politik i cili bashkëpunon me një parti të inkrimnuar në krim, korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare” -tha Kasami, pas insinuimeve të fundit për bashkëpunim mes Taravarit dhe BDI-së.

Kasami gjithashtu bëri thirrje që ministrat e ASH-së të tërhiqen nga pozitat e tyre qeveritare.

Nëse kanë pak dinjitet në situatën e krijuar ata duhet të largohen sepse vetë më së miri e dijnë në çfarë rruge i ka futur kryetari i partisë së tyre por nëse nuk tërhiqen sigurisht që në ditët në vijim do të ketë veprim në drejtim të riformatimit të qeverisë për të rikonfiguruar pozicionet në qeveri.

I pyetur nga Ora24 se kush do të udhëheqë dikasteret e deritanishme të Aleancës për Shqiptarët, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, tha se janë duke u zhvilluar bisedime me anëtarë aktualë të ASH-së që mbajnë poste në ekzekutiv, por edhe me parti dhe deputetë të tjerë.

”Për momentin ajo që është biseduar që të ketë rikonfigurim vetëm te pozicionet të cilat i ka Aleanca për Shqipëtarët, janë disa kombinatorika. Fillimisht, ka bisedime me anëtarë të ASH-së të cilët janë pjesë e qeverisë që nga deputetët në pozicione të ndryshme në ekzekutiv, të cilëve ne ju kemi ofruar dhe jemi në bisedime për të vazhduar të mbahen ato pozicione. Poashtu kemi bisedime edhe me parti dhe deputetë të tjerë me të cilët jemi në bisedime për të qenë pjesë e ekzekutivit. Nga momenti i vendimit formal të largimit të ASH-së, në krye me Taravarin nga qeveria do të dihen edhe kombinatorikat se kush dhe ku do të vi në pozicionet të cilat sot i ka ASH në krye me Taravarin” -shtoi Kasami, ndërsa u shpreh që shumë shpejt pritet që ASH të kalon në opozitë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit