17.8 C
Skopje
Monday, November 3, 2025

Kasami: Pastrojmë institucionet arsimore nga lojërat e fatit

 

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka përshëndetur miratimin e Propozim-Ligjit të ri për lojërat e fatit, i cili u votua sot nga Qeveria e RMV-së, ligj i cili sjell masa të reja për të mbrojtur të rinjtë nga ndikimi I industrisë së bixhozit.
Ligji ndalon funksionimin e kazinove, klubeve të aparateve dhe bastoreve në afërsi të institucioneve arsimore. Kjo është një ndërhyrje rrënjësore në një sektor që për vite me radhë ka qenë jashtë çdo kontrolli institucional.
“Kjo është një fitore për nxënësit, prindërit dhe gjithë shoqërinë. Hapësirat rreth shkollave do të pastrohen nga çdo ndikim I industrisë së lojërave të fatit. Rinia do të jetë e mbrojtur, ashtu siç e meriton,” u shpreh kryetari Kasami.
Ai theksoi se miratimi i këtij ligji është një dëshmi tjetër se koalicioni VLEN po e përmbush amanetin e dhënë qytetarëve për një shtet më të drejtë dhe më të sigurt për brezat e rinj.
Ligji pritet të hyjë në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare dhe të shënojë një kthesë të rëndësishme në kufizimin dhe kontrollin e lojërave të fatit në vend.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit