28.8 C
Skopje
Saturday, September 13, 2025

Kasami nga Tearca: Kjo nuk është garë politike, por betejë për jetën dhe të ardhmen tonë

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, gjatë një fjalimi në Tearcë në mbështetje të kandidatit të VLEN-it, Daut Memishi, tha se kjo garë zgjedhore nuk është thjesht politike, por një betejë për nevojat më themelore të banorëve.

“Nuk ka nevojë për shumë reklamë për Dautin. Vetë prezenca juaj sot tregon se vendimin e keni marrë,” u shpreh Kasami, duke shtuar se për vite të tëra është përpjekur të ndihmojë Tearcën përmes Komunës së Tetovës dhe Qeverisë, por është penguar nga pushteti lokal.

Ai nënvizoi se në çdo fshat i janë ankuar për mungesën e ujit të pijshëm, kanalizimit dhe kushteve bazike, që sipas tij duhej të ishin zgjidhur para 20 vitesh.

“Kur flasim për projekte të tilla, nuk është më çështje partie. Është çështje njerëzore. Përballë kemi një njeri të afërt dhe të përkushtuar, dhe një tjetër që nuk dimë as kush është,” përfundoi Kasami.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit