Kasami në terren kontrollon gjendjen nga reshjet e shiut

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka dalë sonte në terren në rrugën e Banjës, ku si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut është shënuar sërish rëshqitje e dheut.

Sipas Kasamit, ekipet komunale janë tashmë në terren dhe po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugës dhe rikthimin e qarkullimit normal sa më shpejt që të jetë e mundur.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që për arsye sigurie të shmangin këtë segment rrugor deri në përfundimin e plotë të punimeve.

“Faleminderit për mirëkuptimin”, ka apeluar Kasami, duke siguruar se situata po monitorohet nga afër. 🚧

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit