Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëherësh lider i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka zhvilluar sot një takim me aktivistë, të rinj dhe kandidatët për këshilltarë në sheshin “Iliria” të qytetit, ku është folur për fushatën zgjedhore, projektet zhvillimore dhe vizionin për të ardhmen e Tetovës.
Në një postim në rrjetet sociale, Kasami ka theksuar se takimi ishte “plot ide, diskutime dhe vizion për të ardhmen që po e ndërtojmë bashkë”, duke shtuar se energjia e rinisë dhe përkushtimi i aktivistëve janë shtylla të rëndësishme për suksesin e ardhshëm të qytetit.
“Tetova para katër viteve e nisi rrugën e ndryshimit, dhe këtë rrugë s’ka kush e ndal! Me NJË ZË vazhdojmë përpara, me besim, me përkushtim dhe me punë konkrete,” shkroi Kasami.