10.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Kasami: Liria nuk është kujtim, por amanet për të ardhmen!

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka përkujtuar me ndjenja të thella 2 Majin – ditën që simbolizon qëndresën dhe sakrificën në Karadak e Sllupçan. Në një postim prekës në Facebook, ai theksoi se kjo ditë është kujtesa e një gjenerate që zgjodhi dinjitetin para frikës dhe lirinë para jetës.

“Djemtë tanë nuk luftuan për hakmarrje, por për një të drejtë që iu mohua brez pas brezi”, shkruan Kasami. Ai theksoi se përkulja ndaj së kaluarës është gjithashtu betim për të ardhmen – për të mos lejuar që liria të mbetet vetëm një histori.

Kasami i bëri thirrje qytetarëve që të ruajnë dhe të nderojnë këtë amanet të shenjtë, ndërsa shprehu nder dhe lavdi të përjetshme për luftëtarët e UÇK-së dhe dëshmorët që dhanë jetën për liri.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit