Lideri i Lëvizjes BESA dhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka uruar besimtarët mysliman me rastin e festës së Kurban Bajramit. mesazhi i plotë tij:
“Të dashur vëllezër e motra,
më lejoni t’ju uroj festën e Kurban Bajramit!
Kjo ditë madhështore na kujton sakrificën që paraardhësit tanë kanë bërë ndaj Krijuesit, por edhe na mëson se si të jemi më afër me njëri tjetrin, sidomos në ditë të vështira, të jemi më human, më të dashur e më të përgjegjshëm, si për më të dashurit dhe familjen ashtu edhe për kombin.
Uroj që kjo festë t’ju gjej pranë më të dashurve, me plotë begati e të mira.
Gëzuar!”, ka shkruar Kasami./Ora24.tv