– Kryetari i Tetovës Bilall Kasami, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë, Albi Qamili dhe kandidatët tjerë për këshilltarë, sonte ka mbajtur tubim me banorët në lagjet Çarshia e Epërme dhe Shaip Kamberi.
Në prezencë të shumë mbështetësve, Kasami tha se “kjo nuk është vetëm fushatë politike, por edhe mision i jetës së tij, ta ndryshojë Tetovën”.
“Në këto lagje jam rritur, këtu jetoj dhe çdo ditë ndaj të mirat e të këqijat me ju. Prandaj, kjo nuk është vetëm fushatë politike për mua, është misioni i jetës sime, të ndryshojmë Tetovën bashkë!”.