Kasami i përgjigjet Ahmetit: Pse nuk i pyeti mbrëmë njerëzit rreth vetes se kush e ndërton shkollën dhe rrugën e fshatit Sellcë?
Kryetari i Tetovës Bilall Kasami, i është përgjigjur Ali Ahmetit, i cili mbrëmë në një tubim në fshatin Sellcë tha se Kasami ka nevojë për votat e maqedonasve.
Kasami sot në një konferencë për shtyp, tha se “mbrëmë Ali Ahmeti është dashur t’i pyes njerëzit rreth tij se kush e ndërton rrugën dhe shkollën e fshatit Sellcë”.
“Begatonët janë një pjesë e vogël e punëve që bëhen në terren. Ndërtojmë çdo ditë rrugë, shkolla, pishina, ndërtojmë në çdo cep të Tetovës. Bile ndërtojmë edhe rrugën ku Aliu mbrëmë nga Sellca u mundua të më njollos mua”.
“Aliu duhet të jetë pak i moralshëm dhe t’i pyes ata rreth vetes se kush e ndërton këtë rrugë, kush e ndërton shkollën e Sellcës dhe pse ata nuk i ndërtuan për 20 vite, dhe pastaj të flas për mua dhe të tjerët. Tetova tashmë është kantier ndërtimi, kjo ka nisur prej kur unë jam në krye të komunës, pra puna e begatonëve nuk ka të bëjë aspak me zgjedhjet”, tha Kasami.