Muzeu i Veprimtarit të Çështjes Shqiptare Hap Dyert në Tetovë
Tetovë, 23 dhjetor 2024 – Sot u hap në Tetovë Muzeu i veprimtarit të çështjes shqiptare, Mehmet Gegës, njërit ndër figurat më të lavdishme të popullit shqiptar. Muzeu, i vendosur në objektin e ish-Radio Tetovës, shpalos dokumente historike, fotografi dhe gjësendet personale të Gegës, duke ofruar një pasqyrë të rëndësishme të kontributit të tij në çështjen kombëtare përcjell ora24.tv
Në këtë muze, vizitorët mund të shohin objekte të veçanta, si biçikletën e tij dhe orën qystek, të cilat kanë një vlerë të madhe historike dhe simbolike. Autoritetet lokale, përmes Komunës së Tetovës, kanë siguruar që muzeu të jetë i hapur për të gjithë qytetarët, duke ofruar një mundësi për t’u njohur me historinë dhe trashëgiminë e këtij veprimtari të shquar.
Muzeu pritet të pasurohet edhe më tej me objekte dhe dokumente të reja, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për edukim dhe njohuri për brezat e rinj. Komuna e Tetovës ka shprehur angazhimin e saj për të mbështetur çdo iniciativë kulturore dhe për t’u kujdesur për ruajtjen dhe promovimin e figurave historike të popullit shqiptar.