15.8 C
Skopje
Wednesday, October 22, 2025

Kasami: Gara në komunën e Tetovës është e mbyllur, balotazhi vetëm formal

Kandidati për komunën e Tetovës nga koalicioni VLEN, Bilall Kasami, ka deklaruar se gara për këtë komunë tashmë është e mbyllur dhe se balotazhi do të jetë vetëm një formalitet.

Kasami e ka arsyetuar këtë qëndrim me faktin se në raundin e parë ka pasur mbi 2,400 vota të pavlefshme, të cilat sipas tij nuk do të llogariten në balotazh.

“Në raundin e parë ka pasur mbi 2,400 vota të pavlefshme. Kjo është për shkak se një pjesë e komunitetit maqedonas, për shkak të baltosjes së figurës së tij, nuk kanë qenë të gatshëm të votojnë për të.

Megjithatë, ata janë detyruar të dalin dhe të votojnë për listën për këshilltarë, dhe duke ditur se duhet të marrin edhe listën për kryetar, vota e tyre është bërë e pavlefshme. Në balotazh këto vota nuk njihen, nuk numërohen dhe nuk llogariten, ndaj ai vlerëson se gara në Tetovë në realitet është e mbyllur, edhe pse formalisht do të zhvillohet balotazhi”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit