Shkup, 29 tetor – Bilal Kasami, një nga liderët e VLEN-it dhe kandidat për një mandat të ri si kryetar i komunës së Tetovës, thotë se deklarata e tij për mbështetje të kandidatit të AKI-t në Kërçovë, Fatmir Dehari, është keqinterpretuar sepse, siç thekson, kundërshtarët e VLEN-it u përpoqën të hapnin hartën etnike në këto zgjedhje. Ai nuk e sheh reagimin e kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski si një “vërejtje”, duke shpjeguar se deklarata e tij për Kërçovën është nxjerrë nga konteksti.
Sipas tij, duhet të merret në konsideratë konteksti dhe mediumi në të cilin është bërë deklarata, si dhe rrethanat në të cilat është transmetuar më pas. Me këtë, thekson, ajo është larguar plotësisht nga ideja e saj origjinale.





