Qytetarët duke filluar nga sot do të furnizohen me karburante më të lira. Në pikat e shitjes së kompanive më të mëdha të naftës në vend – OKTA, Pucko Petrol, Makpetrol dhe Lukoil – çmimet e derivateve janë për dy denarë më të ulëta nga çmimi maksimal i përcaktuar nga Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Kjo vjen si rezultat i drejtpërdrejtë i ofertës nga OKTA, e cila u mundësoi tregtarëve furnizim me çmime më të ulëta për dy denarë. Vendimi ishte paralajmëruar më herët nga ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska, dhe drejtori i OKTA-s, Dimitrios Paschos, si një masë që do të jetë në fuqi deri në fund të muajit mars.
Edhe pse KRRE me dy vendimet e fundit rriti ndjeshëm çmimet për shkak të krizës në Lindjen e Mesme, kjo masë e OKTA-s paraqet një përpjekje për të zbutur goditjen e çmimeve ndaj konsumatorëve.



