Më datë 02.03.2026, në ora 09:00 në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria shtetasen H.M. (31 vjeçe) nga fshati Dobërdoll i Gostivarit.
Ajo është kapur në vepër nga një punonjës i sigurimit gjatë kryerjes së një vjedhjeje në një market në rrugën “JNA” në Gostivar. Sendet e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj H.M. do të ngrihet padi përkatëse.



