18.8 C
Skopje
Friday, October 31, 2025

Kapen rreth 130 kg marijuhanë në një kamion në “Tabanoc”, arrestohet shtetasi i Serbisë

Nga Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë kërkojnë paraburgim për një shtetas të Serbisë, pasi i njëjti është kapur duke transportuar rreth 130 kilogramë marijuhanë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, shtetasi i Serbisë po voziste një kamion me targa të Sllovenisë, ndërsa droga ishte fshehur në 14 çanta.

“Më 29 tetor, në pikën kufitare Tabanoc, në një kamion me gjysmë rimorkio (frigorifer) me targa sllovene, ai është përpjekur të kalojë 129.7 kilogramë drogë narkotike – marijuhanë. Droga, e vendosur në 14 çanta të fshehura në kamionin në pronësi të një kompanie transporti nga Sllovenia, është zbuluar nga doganierët gjatë kontrollit të automjetit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.

LEXO EDHE:

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit