12.8 C
Skopje
Tuesday, October 14, 2025

Kapen në Serbi dy kontrabandistë të RMV-së me orë luksoze

Në vendkalimin kufitar Preshevë-Tabanoc, doganierët e Serbisë kanë parandaluar tentimin për kontrabandim të tri orëve të luksoze të dorës, vlera e të cilave llogaritet në më shumë se 34.000 euro.

Drejtoria doganore ka njoftuar se kontrabandistët janë zbuluar në hyrje të Serbisë, gjatë kontrollit të një veture me targa të huaja.

-Shoferi dhe shoqëruesi i tij, të cilët udhëtonin nga Maqedonia e Veriut për në Republikën Çeke, thanë se nuk kishin asgjë për të deklaruar përveç bagazhit të tyre personal. Por pas një kontrolli më të detajuar, zyrtarët doganorë vunë re se shoferi kishte nga një orë në të dy duart: një Rolex të përdorur dhe një Hublot Spirit nga Big Bang të re që kishte një film mbrojtës në të, njoftuan nga Dogana.

Më pas, në xhaketën e tij, e cila ishte e varur në makinë, u gjetën edhe dy orë dore të reja: një Zenith Defy El Primero 21 për meshkuj dhe një Zenith Defy për femra.

– Udhëtarit, i cili ka deklaruar se ka një dyqan për shitjen e orëve në Republikën Çeke, i është kthyer Rolexi i përdorur ndërsa orët e reja për të cilat nuk kishte dokumentacion i janë konfiskuar me vendim të gjykatës, ka thënë Drejtoria doganore e Serbisë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit