Kapen çanta me marihuanë në Shkup! Në një shkupjan dhe një tetovar

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në dy raste të ndryshme gjatë ditës së djeshme në Shkup kanë kapur marihuanë. Sipas Policisë, është arrestuar një banor i Shkupit dhe një tjetër banorë i Tetovës.

“Më 26.01.2026, rreth orës 15:30, në bulevardin “Ilinden” në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria N.A. (37) nga Shkupi. Gjatë kontrollit të automjetit të tij u gjetën dy çanta udhëtimi, në të cilat kishte marihuanë. Më 27.01.2026, rreth orës 00:10, në rrugën “Cvetan Dimov” në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria E.H. (21) nga Tetova, pasi tek ai u gjet marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzimet përkatëse”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit