Kaosi në Klinikë bllokon Autoambulancën, qytetarët nuk shohin zgjidhje

Autoambulanca e ndihmës së shpejtë u bllokua në dalje të Qendrës Klinike, si pasojë e kaosit të krijuar nga automjetet e parkuara anash rrugës. Pos autoambulancës edhe dhjetëra vetura që prisnin të dilnin nga kompleksi mbetën të ngujuara për minuta të tëra.

Me vendimin e mbrëmshëm të Qeverisë, këto pamje pritet t’i takojnë historisë.

“Në hapësirën që shihni prapa meje pritet të ndërtohen 500 vend parkime të reja. Kjo pasi qeveria mbrëmë dha dritë jeshile që të nënshkruhet marrëveshja midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qytetit të Shkupit. Kjo marrëveshje pritet ti jap fund kaosit me parkingun në kompleksin Nënë Tereza”, raporton Linda Ebibi Ademi, gazetare.

Qytetarët nga ana tjetër kanë humbur shpresat se ndonjëherë do të zgjidhet problemi me parkingun në Klinikë,

“Mendoj se asnjëherë nuk do të zgjidhet”, tha një qytetar.

“Siç pe sheh, dm.th paguajmë çdo muaj ne punëtorët për parkingun dhe ja si malltretohemi”, tha një qytetare.

“Asgjë çfarë të mendoj, nuk do të zgjidhet asnjëherë, përderisa është kështu si në xhungël, në kaos, ja as vetura e ndihmës së shpejtë nuk mund të dalë, çfarë të them”, tha një qytetar.

“Do të zgjidhet me garazhe në kate ose asnjëherë”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Duhet të zgjidhet pasi është problem i madh për klinikën” , tha një qytetar.

“Për momentin është e tmerrshme, shpresojmë se do të jetë gjithçka në rregull”, theksoi një tjetër qytetar. /Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit