Fundjava e zgjatur festive tradicionalisht i ka nxitur shumë persona nga Maqedonia e Veriur që të udhëtojnë drejt Greqisë.
Të njëjtën gjë po bëjnë edhe qytetarët e Serbisë, gjë që këtë pasdite ka rezultuar me kolona të gjata për dalje nga Greqia dhe hyrje në Maqedoni.
Por, ashtu siç u prit për hyrje të enjten dhe të premten, ashtu po pritet edhe këtë pasdite për dalje nga Greqia.
Siç dëshmojnë qytetarët në rrjetet sociale, në pikën kufitare Evzoni për të hyrë në Maqedoni po pritet deri në dy orë.
Gjithashtu, turistët paralajmërojnë se me kalimin e kohës pritjet po zgjaten, andaj ata që planifikojnë të nisen më vonë i pret një kaos i vërtetë në kufi.



