Gati në çdo komunë i njëjti problem – mbeturinat.
Edhe në vendet që ka kontejnerë, shumë qytetarë zgjedhin që mbetjet t’i hedhin ose t’i lënë anash kontejnerëve.
Kjo situatë rëndon punën e ndërmarrjeve publike që mbledhin mbeturinat.
Me synimin që t’i japë fund këtij fenomeni, komunalja e Ohrit ka vendosur që të vendosë kamera në lokacionet më të frekuentuara.
“Në periudhën e ardhshme është formuar një grup i cili bënë identifikimin e lokacione të vogla ku qytetarët krijojnë deponim të mbeturinave dhe mbetjeve ndërtimore i detektojmë ato pozicione dhe kryejmë mbledhjen e atyre mbeturinave dhe në periudhën e ardhshme planifikojmë që në lokacione të tilla të vendosim dhe do t’i detektojmë dhe kryesitë në bashkëpunim me Inspektorët dhe MPB”, deklaroi Stevco Maslov – NP “Komunalec” – Ohër.
Plani është që këtë sistem me kamera ta bëjnë në 30 lokacione. Sasia e mbeturinave në qytetin buzë liqenit, nuk është e vogël! E këtë e tregojnë edhe statistikat e vitit 2025.
“Në Ohër në vitin e kaluar janë mbledhur 1200 metër kub mbetje të mëdha, më shumë mbetje ndërtimore mbi 1200 metër kub dhe 800 metër kub mbetje e gjelbër”, tha Stevco Maslov – NP “Komunalec” – Ohër.
Kamerat do të vendosen në fillim të muajit mars, ndërsa gjobat për ndotësit do t’i vendos Inspektorati i Ambientit në Ohër në bashkëpunim me policinë. (Tv21)



