9.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Kaltrina Beqiri: BDI është turpi i shqiptarëve, që ul kokën kur duhet me fol dhe leh kur i duhet të ruaj karriget e veta

Në një postim në rrjetet sociale deputetja Kaltrina Beqiri reagoi kundër BDI-së duke akuzuar ato për mos reagim në situata të kaluara tragjike për shqipëtarët.

Postimi i plotë:

A i patë ndonjëherë këto kukulla të BDI-së të bllokojnë foltoren e kuvendit kur rriheshin dhe zvarriteshin motrat tona për rastin Monstra? Kur digjeshin pronat e shqiptarëve në lagjen Gjorçe Petrov? Mos ua dëgjuat zërin kur nxënësit shqiptar rriheshin nga persona me maska nëpër autobusët e qytetit? Apo kur burgoseshin shqiptarët e pafajshëm në rastin Alfa e Sopoti? Jo more, se këta trimërohen vetëm kur mbrojnë pazaret dhe milionat e klanit të tyre!

BDI është turpi i shqiptarëve, që ul kokën kur duhet me fol dhe leh kur i duhet të ruaj karriget e veta. Këta janë ushtarë të tenderëve, jo të shqiptarëve. Mos e harroni këtë shfaqje tragjikomike kur t’ju lypin prapë votën në zgjedhjet e radhës!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit