11.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Kallëzim penal për organizatë terroriste, katër persona të arrestuar

 

Si rezultat i aktiviteteve të vazhdueshme për parandalimin dhe shuarjen e kërcënimeve nga terrorizmi, më datë 23.01.2025 në një aksion të koordinuar të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimit të Rëndë dhe Departamenti për Operacione Speciale të Policisë, nën drejtimin e një prokurori publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, u kryen bastisje në shtëpitë dhe hapsira të tjera në pesë lokacione në Shkup dhe Gostivar.
Gjatë bastisjes u gjetën dhe u sekuestruan disa sende, përfshirë një armë automatike, një pistoletë, materiale propagandistike, telefona mobil, pajisje kompjuterike dhe sende të tjera që do të jenë subjekt i ekzaminimeve forenzike të mëtejshme.
U privuan nga liria katër persona, për të cilët Departamenti për Luftën e Krimit të Organizuar dhe Krimit të Rëndë ka dorëzuar kallëzim penal në prokurori kompetent për veprën penale “organizatë terroriste”, e parashikuar dhe e dënueshme sipas nenit 394 a. Njëri prej personave ka qenë i përfshirë në një operacion policor 2015, ndërsa tjetri ka vuajtur dënimin me burg për përgaditjen e sulmeve terroriste.

Për personin e parë të denoncuar ka dyshime se ka krijuar celulë terroriste në të cilën kanë vepruar me pjesëmarrje aktive tre personat e tjerë të denoncuar.
Qëllimi i anëtarëve të celulës terroriste ishte që të kryejnë akt terrorist ndaj civilëve ose të ashtuquajtura objekte të buta, gjegjësisht objekteve publike në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim të krijimit të ndjenjës së pasigurisë apo frikës tek qytetarët.
Celula ka vepruar nga pozicioni i një matricë ideologjike të organizatës së njohur terroriste ISIS, dhe për realizimin e këtij qëllimi personi i parë ka krijuar disa grupe në rrjetin social Telegram, në të cilin ai ka shpërndarë materiale propagandistike të ISIS, të siguruara dhe të përkthyera dhe ka rekrutuar anëtarë të rinj, ka tentuar të sigurojë armë zjarri dhe gjithashtu ka siguruar udhëzime për prodhimin e pajisjeve shpërthyese të improvizuara të cilat më pas do të përdoreshin për kryerjen e sulmeve terroriste.
Anëtarët e tjerë kanë qenë pjesë e grupeve Telegram, ku shpërndaheshin materiale të përkthyera që më parë ishin marrë nga mediat zyrtare të përdorura nga organizata terroriste ISIS.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit