Sipas Policisë, SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër A.B. (46) nga Kumanova dhe kundër S.D. (41) nga fsh. Llojanë, komuna e Likovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorimi i pozitës dhe autorizimit zyrtar”.
“E denoncuara e parë, si zëvendësdrejtore në shkollën teknike “Nace Bugjoni” në Kumanovë dhe e emëruar për të realizuar detyra shtesë – udhëheqjen e provimeve të korrespodencës nga 01.09.2022 deri më 31.08.2023, dhe i denoncuari i dytë, si drejtor dhe i emëruar për të kryer detyra shtesë – udhëheqjen e provimeve të korrespodencës nga 01.09.2023 deri më 31.08.2024, u kanë mundësuar nxënësve me korrspodencë të regjistrohen dhe të japin provime për vitin pasardhës pa e përfunduar vitin paraprak dhe pa dorëzuar vërtetime për ndjekjen e praktikës gjatë pushimeve, me ç’rast kanë mundësuar që edhe komisioni i provimeve të realizojë dhënien e dy provimeve të korrespodencës në ditën e njëjtë për katër nxënës me korrespodencë”, thanë nga MPB./Alsat.mk.



