Ndaj ish-drejtorit të filialit “Stogovë” të NP “Pyjet Kombëtare” është parashtruar kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare, me çka kompanisë i ka shkaktuar dëm mbi 615.000 denarë.
DPB Dibër ngriti kallëzim penal kundër 61-vjeçarit L.R. nga Dibra për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” sipas nenit 353 të Kodit Penal.
“Gjatë vitit 2024, në cilësinë e drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Pyjeve Shtetërore ‘Pyjet Kombëtare’, PO Shkup, dega ‘Stogovë’ – Dibër, shpalli thirrje publike për lidhjen e një marrëveshjeje për qiradhënie të një parcele toke për ruajtjen e druve të zjarrit në Dibër, pas së cilës, duke keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tij zyrtar, ai paraqiti një ofertë fiktive për një parcelë toke, kinse të paraqitur në kohë dhe duke mos kryer mbikëqyrjen dhe inspektimin e kërkuar nëse parcela i plotëson kushtet minimale të përcaktuara në thirrjen publike, në kundërshtim me kushtet e përcaktuara, ai lidhi një marrëveshje për nënqiradhënie dhe qiradhënie të pasurisë së paluajtshme, tokës së pazhvilluar në Dibër.
Kështu, i kallëzuari i shkaktoi dëm ndërmarrjes publike në shumën prej 615.495 denarësh”, njoftoi Ministria e Brendshme.