8.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Kaliforni, një peshk i njohur si një ogur i keq del në breg dy ditë para tërmetit

“Paraardhësi i dënimit”, ky është emri i peshkut të madh të gjetur në brigjet e Kalifornisë, që përfaqëson një ogur të keq për kalifornianët.

Ky peshk i veçantë njihet si një pararojë e tërmeteve dhe përgjithësisht e fateve të këqija për vendasit. Ai u gjet nga pushuesit duke bërë kajak dhe snorkeling në gjirin La Jolla të San Diegos.

Dy ditë pasi e gjetën peshkun e ngordhur, pati një tërmet me magnitudë 4.6 ballë në Kaliforni. Zyrtarët po kryejnë një autopsi për të përcaktuar se çfarë e vrau peshkun dhe e dërgoi trupin e tij në ujë të cekët.

Këta lloj peshqish jetojnë jetojnë në thellësi dhe rrallë shihen nga njerëzit. Edhe trupat e tyre rrallë notojnë në ujë të cekët, duke e bërë zbulimin e javës së kaluar jashtëzakonisht të rrallë.

Që nga viti 1901, vetëm 20 peshq të tillë janë parë në mbarë vendin, tha qendra e oqeanografisë. Ata janë “peshq mbresëlënës të mëdhenj, me pamje të çuditshme” me një trup të gjatë, të argjendtë, në formë fjongo që mund të arrijë 9 metra, sipas qendrës së Oqeaneve. Ata gjithashtu kanë sy të mëdhenj rrëqethës dhe “gjemba të kuqe që dalin jashtë dhe formojnë

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit