Kalendari Historik 27 Shtator

Advertisement

1940 – Nënshkruhet në Berlin, Akti Tripalësh. Ky akt, u nënshkrua nga Ministri i Jashtëm gjerman Joachim von Ribbentrop, nga homologu i tij italian Galeazzo Ciano, si dhe nga ambasadori japonez në Gjermani Saburo Kurusu. Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, boshti Romë-Berlin-Tokio, do të fillonte edhe de jure planin, për pushtimin dhe ndarjen e botës sipas zonave të tyre të influencës. Por kjo aleancë nuk do të ishte frytdhënëse pasi Italia do të kapitullonte vetëm 3 vjet më pas. Ndërsa Gjermania dhe Japonia do të shkatërroheshin nga mësymja e forcave aleate.

1944 – Në Kassel të Gjermanisë do të ndodhte dhe ajo që do të njihej edhe si Beteja Ajrore më e madhe në këtë vënd. Afro 500 avionë ushtarakë amerikanë, midis të cilëve gjysma bombardues të rëndë, do të ndërmerrnin misionin për shkatërrimin e fabrikës së Henschel and Sohn. Kjo kompani prodhonte armatime të rënda për tanket gjermane në të dyja frontet. Aemrikanët humbën 32 avionë dhe 118 pilotë. 120 të tjerë u vranë gjatë parashutimit ose u zunë rob. Ndërsa gjermanët humbën 29 avionë dhe 18 pilotë, pa llogaritur këtu viktimat gjatë bombardimit të fabrikës.

1949 – Një ndër piktorët dhe dizenjuesit më të mirë të Kinës, Zeng Liasong, do të zgjidhej nga qeveria komniste, për të bërë flamurin e ri të këtij vëndi. Pas ardhjes në pushtet të trupave të Mao-s, flamuri i vjetër perandorak u hoq, për tu zëvëndësuar me atë të sotmin. Një sfond i kuq me pesë yje të verdhë, në të majtën e tij. Ky flamur i ri, do të simbolizonte, rilindjen e kombit kinez nën udhëheqjen e Pekinit. Liasong do të vdiste në vitin 1999 në moshën 81 vjeçare.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit