1907 – Norvegjia u jep grave të drejtën e votës. Mbretëria norvegjeze, bëhet një nga vëndet e para të botës e cila, lejon zyrtarisht gratë për të marrë pjesë në sistemin e saj të votimeve. Krahas saj një sërë shtetesh të rajonit të Skandinavisë, do të bënin të njëjtën gjë në vitet që do të pasonin. Norvegjia konsiderohet si shteti më demokratik në botë.
1919 – John Alcock dhe Arthur Whitten Brown nisen nga St. John’s, të Newfoundland në fluturimin e parë jo-ndalesor transatlantik nga Kanadaja në Irlandë. Sekretari i Shtetit për forcat ajrore, Winston Churchill, u dha atyre çmimin Daily Mail për kalimin e parë të Oqeanit Atlantik me aeroplan në më pak se 72 orë rresht, pa ndalesë.
1920 – Lindi në Shkodër Ramadan Sokoli, muzikant, kompozitor, shkrimtar dhe etnomuzikologu i parë shqiptar. Çmohet si njëri prej studiuesve më të mëdhenj të muzikës shqiptare dhe ballkanike. Pasi mbaroi gjimnazin me rezultate të larta, ai fitoi një të drejtë studimi për të ndjekur Konservatorin “Luigi Cherubini” në Firence për Flaut e Kompozicion. Gjatë periudhës së studimit në atë konservator, Ramadani kishte një shoqëri të madhe me Qemal Stafën, Kristaq Tutulanin dhe Qemal Draçinin. Gjatë gjithë këtyre viteve Ramadani u mor pa ndërprerje me studime në lëmin e muzikologjisë dhe folklorit, duke arritur të bëhet një nga personalitetet kryesore dhe të vetmit në këtë fushë. Në Liceun Artistik, Ramadani ka dhënë një sërë lëndësh të ndryshme si flaut, folklor muzikorë, harmoni, histori muzike, teori solfezhi, muzikë dhome etj. Me nismën e tij u përfshi në programin mësimor të shkollave të mesme dhe lënda e folklorit muzikor për të cilat ai hartoi tekstet përkatëse, të cilat studiohen akoma dhe sot. Në këtë lëndë, ai ka dhënë mësim dhe në Institutin e Lartë të Arteve për 10 vjet me radhë duke përgatitur dhe laboratorë përkatës tepër të pasur me instrumente të larmishme.





